GARA PËR ESE 2020

Data e Publikimit 27.05.2020


Programi i USAID “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” - ASSET, zbatuar nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital Copr organizoi garën për ese me temë “Përzgjedhja e karrierës sime – sfidat dhe mundësitë.” Qëllimi i kësaj gare ishte ofrimi i një mundësie për nxënësit e shkollave të mesme të larta publike në Kosovë të shfaqin talentin e tyre në shkrim si dhe të shprehin synimet dhe brengat e tyre rreth përzgjedhjes së karrierës. Ky aktivitet u mbështet nga Fondacioni Kosovar për Zhvillim të Karrierës (KCDF) dhe Fondacioni IPKO.

Paneli ka pranuar mbi 200 aplikime dhe 184 prej tyre kanë plotësuar kriteret për aplikim. Esetë janë vlerësuar sipas kritereve të paraqitura në aplikim duke u renditur si më poshtë.

Fituesit e “Gara për Ese 2020” janë:
1. Dren Mullhaxha, Shkolla e Mesme e Mjekësisë, Pejë lexo esenë
2. Agon Drini, Gjimnazi “Gjon Buzuku”, Prizren lexo esenë
3. Joni Mustafa, Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit”, Ferizaj lexo esenë
4. Blenda Kurshumliu, Gjimnazi “Frang Bardhi”, Mitrovicë lexo esenë
5. Temal Haliti, Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës”, Viti lexo esenë

Esetë fituese, si dhe të gjitha esetë që kanë marrë 75 pikë e më shumë, janë publikuar në portalin për orientim dhe këshillim në karrierë, Busulla.COM

Anëtarët e panelit vlerësues:
• Antigona Mustafa, USAID Kosovë;
• Arlinda Gashi Bajgora, Këshilli i Evropës;
• Sovran Berisha, Busulla.COM, KCDF;
• Valmira Haxhaj Gushlla, KEC; dhe
• Vlora Shabiu, Fondacioni IPKO.

Falënderojmë anëtarët e panelit vlerësues për angazhimin e tyre në vlerësimin e eseve.